Ndërmarrësi, Ardian Hoxha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se protesta “test” e VV-së gjatë ditës së sotme ka vërtetuar që rreziku nga Coronavirusi nuk ekziston më.
Mes tjerash ai i ka bërë thirrje qeverisë që të veprojë dhe mos të falimentojë ekonomia.
Postimi i plotë:
Protesta “test” mendoj qe e dha rezultatin e vet. U vertetua qe rreziku nga Covid 19 nuk ekziston me! Me kete rast edhe i falenderoj per menaxhimin e mire te situates shendetesore me pandemine, tani eshte koha te vazhdojme me ekonomine.
Mendoj se ma nuk ka sens mos me punu bizneset e gastronomise. E kemi miratimin edhe te kryeministrit, siq shihet ne foto. U raportua qe jane mbledhur mbi 1,500 persona, keshtuqe deri ne kete numer te njerezve mund te grumbullohen ne nje vend.
Si qytatar JO-POLITIK, lus qeverine dhe ministrite perkatese qe urgjentisht te veprojne dhe te mos falimentoje ekonomia. Shpresoj qe edhe ministrite perkatese ta japin lajmin qe t’mos pershkallezohet situata pa nevoje. Shume familje jane ne mjerim shkaku qe nuk punojne bizneset. Shume biznese jane prane falimentimit, e disa vetem se te falimentuara/mbyllura.