Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas votimit pozitiv në Parlamentin evropian, për liberalizimine vizave.
Pas votimit pro me 331 vota, të Raportit të Tanja Fajon për liberalizim, Ministrja Hoxha ka theksuar se
“Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë”. Ja postimi i Ministres Hoxha në fb: Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve tona.
Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë. Faleminderit Znj. Fajon dhe euro deputetë që keni qenë përkrahës të së vërtetës!” Do theksuar se Parlamenti Evropian, sot ka votuar sërish, për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të raportueses Tanja Fajon, si pjesë e procedurës për të vazhduar mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet për Parlamentin Evropian, do të mbahen në muajin maj.