Hoxha: Uroj që do të ketë vullnet politik që të bëhen institucionet

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Formimi i institucioneve të reja ishte një nga temat që u diskutua me deputeten e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha.

“Para se me folë për tema, unë po du me thonë që uroj që ka me pasë vullnet politik me u bo institucionet”, tha ajo.

Hoxha përmendi edhe temat që do t’i ngrisë gjatë mandatit si e zgjedhur e popullit.

“Një nga temat mundet me qenë edhe kjo, shqetësimi që lidhet me krejt këtë çka po ndodh, me profilet falso edhe qikjo ideja me këtë platformën e Inteligjencës Artificiale e cila duhet me u integru në Ligjet e Kosovës”, theksoi ajo në Klan Kosova.

Të ngjashme