Hoxha viziton Kishnarekën, “fshatin e intelektualëve e të burgosurve politikë”

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka vizituar fshatin Kishnarekë të Drenasit.

Në një postim në Facebook, Hoxha e ka cilësuar Kishnarekën si një fshat heroik nga i cili dolën  “personalitete të ndritshme, të burgosur politikë dhe intelektualë të shquar”.

Postimi i plotë:

Njëra ndër fshatrat heroike të Drenicës, ky fshat i dajve qe me ngjallë nostalgji në fëmijerinë time, ky fshat qe i dha Kosovës komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Azem Sylën.

Fshat i vogël, por qe bëri histori është Kishnareka!

Kishnareka shquhet si njëra ndër fshatrat heroike të Drenicës, ky fshat i dajve qe me ngjallë nostalgji në fëmijerinë time, ky fshat qe i dha Kosovës komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Azem Sylën.

Nga ky fshat i lavdishëm patëm personalitete të ndritshme të burgosur politik dhe intelektual të shquar.

Si gjithmonë në përkrahje të PDK-së!

Pa PDK-në nuk rimëkëmbet Kosova!

#PDK134✅

#EnverHoxhaj1✅

#SejdiHoxha35✅

Sejdi Hoxha

Të ngjashme