Hoxhaj: Ashtu siç po e vjelë Suhareka rrushin, PDK-ja do ta vjelë fitoren

| 09 Sht 2019 | 18:54 | Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit zv.kryeministri në detyrë nga Suhareka, Enver Hoxhaj gjatë ditës ka qëndruar në Suharekë.
Hoxhaj i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj kanë vizituar plantacionet e rrushit.

“Suhareka po e vjel rrushin më të mirë në Kosovë tani, e PDK do ta vjelë një fitore të madhe më 6 tetor!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Kujtojmë se Hoxhaj dhe Vataj janë kandidat për deputet nga Komuna e Suharekës në radhët e PDK-së.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/videos/502660780512575/

Të ngjashme