Hoxhaj dhe Tahiri sot prezantojnë planin për Rimëkëmbjen e Drejtësisë

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Pas prezantimit të planprogrameve për Rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shëndetësisë, Partia Demokratike e Kosovës sot do të prezantojë planin për Rimëkëmbjen e drejtësisë.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, PDK ka njoftuar se kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj bashkë ish-ministrin e drejtësisë, Abelard Tahirin nga ora 18:00 do ta prezantojnë planin e Rimëkëmbjes për shtetin e së drejtës dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Tahiri gjatë mandatit të tij si deputet i Kuvendit të Kosovës disa herë kishte shprehur shqetësimin lidhur me degradimin e sektorit të drejtësisë në periudhën e qeverisjes së Albin Kurtit e Avdullah Hotit, në veçanti për shuarjen e Task Forcës Anti Korrupsion në Policinë e Kosovës.


Të ngjashme