Nënkryetari i PDK-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka akuzuar partitë rivale, se gjatë 20 viteve nuk kanë ofruar asnjë platformë politike për qytetarët, por sipas tij “ndërtojnë profilin e tyre politik duke u thirr gjoja si anti-PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës”. Ai përmes një postim në rrjetin social, Facebook ka shkruar se herë që flitet për zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK-në, por sipas tij, pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta.
“Në këto 20 vjet, janë një grup partish politike dhe politikanë që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politik, duke u thirrë gjoja si anti PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës. As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtetndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës. Sa herë që flitet për zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK por pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Në këto 20 vjet, janë një grup partish politike dhe politikanë që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politik, duke u thirrë gjoja si anti PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës. As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtetndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës. Sa herë që flitet për zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK por pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta. Ky është mashtrimi 20 vjeçar.
Dhe për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Përvoja jonë politike dhe vizioni për Kosovën, të cilin qytetarët ia kanë besuar PDK-së me vite të tëra, na ka mësuar se vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. PDK është e para.