Enver Hoxhaj i PDK-së dhe kryeministri Albin Kurti kanë debatuar mes veti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën është diskutuar për tarifën ndaj mallrave serbe e boshnjake, shkruan Ekonomia Online.
Hoxhaj i PDK-së ka thënë se Kurti po tenton t’i thotë jo dialogut.
“Unë e pashë fjalimin tuaj si formë të sofistikuar për t’i thënë jo dialogut. Duhet ta merrni përsipër të qeverisni jo të administroni. Ju ftoj për vetëdije shtetërore, mos t’i humbim edhe 2 vjet për taksën.”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka thënë se taksa ka qenë një masë e përkohshme dhe nuk duhet të shndërrohet në politikë të përhershme.
“Reciprociteti është njësi programore nuk e dini çka jeni tu folë. Reciprocitti politik do të thotë që ne si qeveri duhet të themi që Kosova nuk e njeh Serbinë. Ju kisha lutur ta mendoni mirë. Nëse taksa ka qenë masë e përkohshme, mos e shndërroni në politikë të përhershme. Mund ta degradoni komplet agjendën shtetërore.”, është shprehur Hoxhaj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se qeveria nuk po ikën nga dialogu.
“Fare kjo qeveri nuk i ik dialogut të përgatitur mirë. Unë nuk jam për dialog që marrëveshjet nuk zbatohen. Kemi nevojë për marrveshje që zbatohen, dhe përfitues janë populli e jo liderët”, është përgjigjur kryeministri Kurti.