Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Rahovec, ku bashkë me kryetarin e partisë, Kadri Veselin kanë takuar një numër të madh fermerësh nga kjo komunë.
Hoxhaj ka thënë se qytetarët e Rahovecit meritojnë përkrahje për ta bërë Rahovecin qendër të agrobiznesit.
Ai ka theksuar se me programin për Fillimin e Ri Rahoveci do të shndërrohet në model ekonomik dhe burim i krijimit të vendeve të reja të punës.
“I nderuar nga prezenca e numrit kaq të madh të fermerëve, në takimin e përbashkët me Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe të Rahovecit, Idriz Vehapi. Qytetarët punëtorë të Rahovecit meritojnë edhe më shumë përkrahje për ta bërë këtë zonë qendër të vërtetë të agrobiznesit. Me Fillimin e Ri, Rahoveci do ti prijë politikave të reja të PDK-së në agrobiznes dhe një model për të krijuar vende të reja të punës dhe zhvilluar ekonomikisht Kosovën. #FillimiRi”, shkruan Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj ka zhvilluar edhe takime të tjera në Rahovec dhe në Suharekë me strukturat e partisë dhe me shumë qytëtarë e përkrahës të PDK-së.