Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët e tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjerin social Facebook, ka thënë se jeta dhe vepra e tyre janë udhërrëfyes për Kosovën.
“Sot, kujtojmë jetën dhe heroizmin e komandantit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu. Jeta dhe vepra e tyre dhe e gjithë luftëtarëve të lirisë do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për ngritjen e shtetit që me sakrificën e tyre u arrit liria dhe pavarësia.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook për nder të 25 vjetorit të rënies së tyre.