Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidati për president të vendit duhet t’i takojë kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj në një konferencë për medie ka thënë se presidenti i cili ka qenë i PDK-së, mandatin e ka ndërprerë dhunshëm.
“Sa i takon temës së presidentit ne kemi debatuar kohëve të fundit në Partinë Demokratike të Kosovës. PDK-ja është opozitë dhe do të mbetet opozitë. Por, janë katër ose pesë tema nacionale që kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, tema e dytë është zgjedhja e presidentit”.
“Presidenti që zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, nuk është presidenti vetëm i partive që janë në Qeveri, i shumicës parlamentare në pushtet. Është president edhe i opozitës dhe krejt qytetarëve të Kosovës. Prandaj nëse ka kërkesa prej kolegëve në Qeveri që ta marrin mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës, ne jemi të gatshëm që të ulem dhe që të bisedojmë. Por, në atë rast edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokratike të Kosovës”.
I pari i PDK-së theksoi se nuk ka vota për kandidatët e partive të tjera.
“Ne e dimë presidenti i vendit, është president i vendit, është kreu i shtetit por ju e dini që më herët këtë pozitë e ka pasur Hashim Thaçi, i cili ka qenë kryetar i PDK-së, ai ka hequr dorë nga posti i kryetarit të partisë për tu zgjedhur president. Atij i është ndërprerë mandanti dhunshëm nga Gjykata Kushtetuese”.
“Dhe ne kërkojmë që me votat e PDK-së ky mandat t’i kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës. Nuk kemi vota për kandidatët e partive të tjera”.
LEXO EDHE: