Shkaku i pandemisë Corona-19, ka rritur në maksimum edhe lajmet e rreme, raporton Ekonomia Online.
Njohësi i kësaj fushe, Mentor Hoxhaj, ka kërkuar që të injorohen postimet dhe komentet e faqeve politike dhe fetare, ku sipas tij, prapa tyre janë profile dhe faqe të rrejshme.
Statusi i plotë i tij:
Ne këto rrethana kritike dhe komplekse jemi mjafte te lëndueshëm, dhe lehtë të manipulueshëm!
Kemi konstatuar se gjate 24 orëve te fundit, kemi aktivitete te shtuara te dyshimta ne rrjete sociale te profileve dhe faqeve FAKE qe me se paku mund te jen shqiptare.
Injoroni ne maksimum postimet & komentet politike dhe fetare! E kam theksuar dhe me pare, prapa faqeve dhe komenteve ekstreme, janë profile dhe faqe te rrejshme!
Politikan, opinioniste, intelektual, media JU LUTEM kujdes ne postime, shprehje dhe nxitje te komenteve te papërshtatshme.
Shpërndaje, për një hapësirë kibernetikë miqësore dhe te sigurt!