Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalimin e tij në Konventën e tetë të PDK-së ka thënë se në rast se Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare PDK-ja do t’i fitonte bindshëm ato.
Hoxhaj ka thënë se PDK ka ruajtur unitetin e saj dhe mbetet partia më e madhe politike në vend, me mbështetjen më të madhe elektorale.
“Ne vazhdojmë të mbesim partia më e madhe politike në vend, me shtrirje nacionale dhe me mbështetjen më të madhe elektorale. Ne e kemi ruajtur unitetin e partisë, dhe aktualisht jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon. Ndoshta po e them para kohe që nëse ka zgjedhje të parakohshme, por të jeni të bindur se do të fitojmë bindshëm kurdo që mbahen ato”, ka deklaruar Hoxhaj.