Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Albin Kurti si kryeministër do të duhej të dërgonte në Kuvend një platformë për dialogun Kosovë – Serbi, e pastaj ta ftonte opozitën për të diskutuar për këtë çështje.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kurti sot nuk ka platformë dhe po ikë nga zotimet e tij, andaj opozita nuk mund të bëhet pre e mazhtrimeve të tij.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve.
https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3520593144709079