Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit, ka takuar sot emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka treguar për takimin me emisarin dhe me ambasadorin e Mbretërisë të cilin e ka cilësuar si takim të shkëlqyeshëm.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se është e rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga i cili Hoxhaj tha se duhet të rezultojë njohja e ndërsjell dhe për të përballuar kërcënimet e akterëve joperëndimor në Ballkan.
“Takim i shkëlqyeshëm me Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe me ambasadorin Nicholas Abbott. E rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga i cili duhet të rezultojë njohja e ndërsjell dhe për të përballuar kërcënimet e akterëve joperëndimor në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga ky takim.