Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Enver Hoxhaj vizitoi qendrën Hendikos në Gjilan, ku u prit nga drejtori Fatmir Shurdhani dhe kryetari i bordit Avdyl Ibishi.
Ata e informuan për problemet me të cilat po përballet qendra, përfshirë, sipas Hoxhajt, “trajtim jo të mirë nga komuna dhe sfida të mëdha për një institucion që arsimon 250 fëmijë çdo ditë”.
Hoxhaj theksoi se vendi duhet të ndryshojë qasjen ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë: “Kosova në 2026 duhet të jetë më e mirë për njerëzit dhe për shoqërinë, sepse puna që bën Hendikos është jetike, misioni i tyre është i shenjtë dhe virtyti i tyre është shembull për të gjithë ne”.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, vizitova Hendikos në Gjilan, ku drejtori Fatmir Shurdhani dhe kryetari i bordit Avdyl Ibishi më njoftuan me problemet serioze me të cilat ballafaqohen, trajtimin jo të mirë nga komuna dhe sfidat e një qendre që arsimon 250 fëmijë çdo ditë. Kosova në 2026 duhet të jetë më e mirë për shoqërinë, sepse puna që bëjnë është jetike, misioni i tyre është i shenjtë dhe virtyti i tyre është shembull për të gjithë ne.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
