Nënkryetari dhe deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot sakrificën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me një mesazh gjatë aktiviteteve për Ditën e Veteranit në Suharekë.
“Veteranët e UÇK-së dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot dhe përgjithmonë, ne kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e tyre,” tha Hoxhaj, duke vlerësuar kontributin e paçmuar të këtyre heronjve të kombit.
Gjatë vizitës së tij në Suharekë, Hoxhaj u takua me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Sejdi Elezi, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Avdullah Krasniqi, dhe kryetarin e Invalidëve të UÇK-së, Adem Bytyqi.