Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim me veteranët në Ferizaj, ku ka shpalosur Planin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike, politike dhe kombëtare.
Hoxhaj ka theksuar se letra e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden drejtuar presidentit serb, ku i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës dëshmon se PDK ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, ndërsa të tjerët në anën e gabuar.
“Presidenti serb ka pranuar një letër nga Joe Biden, i cili në mënyrë të qartë përmend pritja, qëllimi dhe zotimi amerikanë se vetëm njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ka pret Amerika prej teje. A e dini çka tregon kjo. Kjo tregon se na çka jemi në PDK, në kundërshtim me ata që janë në garë me neve, e që do t’i lëmë jashtë garës është se ne kemi qenë në anën e drejtë të historisë, të tjerët kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Albin Kurti ka kundërshtuar marrëveshjen e Ramubjesë, ai ka kundërshtuan pakon e Ahtisarit, demarkimin me Malin e Zi, ai ka kundërshtuar marrëveshjen e Uashingonit. Pas 20 vjetësh prapa qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se për këtë do të votojnë. A do votojnë për dikë që i beson Amerikës, apo për dikë që i beson dikujt tjetër”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj duke theksuar se vota për Partinë Demokratike të Kosovësështë votë për një qeveri stabile, ka thënë se PDK-ja është pengesa e vetme kundër popullizmit në vend.
“Ne jemi diga e vetme kundër popullizimit në vend, krejt partitë tjera po i nënshtrohen vullnetit të dikujt. PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt se këto zgjedhje i fitojmë ne. Prandaj këto zgjedhje janë historike, jo vetëm për shkak të faktit se liderët tanë janë në Gjykatë, por edhe për atë se ku do të jetë Kosova me 15 shkurt”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se dhembja për mungesën e Thaçit dhe Veselit që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, është shndërruar në mbështetje për PDK-në.
“Unë po e shoh se Ferizaj, sikur Kosova 5 nëntorin e konfirmimit të aktakuzave të presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli, e kanë kthyer nga një moment dhimbje në një moment krenare dhe për PDK-me një rezultat të mbështetjes së madhe dhe masive që do të kenë në 14 shkurt”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka shpalosur edhe pjesë të programit të PDK-së për zhvillim ekonomik.
“Ne duam që të zhvillojmë ekonominë që është goditur për shkak të pandemisë. Ne kemi konceptin e qartë se si do t’i ndihmojmë ndërmarrjet e vogla të mesme dhe të mëdha. Të krijojmë vende të reja të punës, në Ferizaj dhe kudo në Kosovë për shkak të pandemisë me një buxhet që do të jetë diku 500 milionë euro dhe do të ndahet çdo ndërmarrje që do të ketë nevojë”, ka thënë ai.