Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, ish-diplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka thënë se Demaçi gjatë tërë jetës së tij, nuk kurseu asgjë për të na mësuar e frymëzuar se si duhet atëdheu.
Anëtari i kryesisë së PDK-së dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se në historinë e Kosovës emri i Adem Demaçit është i shkruar me shkronja të arta.
“U bënë dy vite nga ndarja jonë fizike me një nga figurat më emblematike të kombit shqiptar, Bacës Adem Demaçi.
Gjatë tërë jetës së tij, Adem Demaçi nuk kurseu asgjë për të na mësuar e frymëzuar se si duhet atdheu dhe sakrifikohet për të.
Dhe sot shpërblimi ma i mirë për sakrificën e tij eshtë liria që gëzojmë dhe shteti që po ndërtojmë. Në themelet e këtij shteti do të jetë përherë trashëgimia e tij politike, patriotike, humaniste, letrare, por mbi të gjitha njerëzore!
Në historinë e Kosovës emri i Adem Demaçit është i shkruar me shkronja të arta!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.