Hoxhaj nga Prizreni: Qeverisja abuzive e VV-së ka bërë që çdo prizrenas të bindet që askush nuk qeverisë më mirë se PDK-ja

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka thënë se qeverisja abusive e Vetëvendosjes në Prizren ka bërë që çdo prizrenat të bindet që askush nuk qeverisë më mirë se PDK.

Këtë, ai e ka thënë përmes një statusi të publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook, ku ka treguar se ka takuar qytetarë të shumtë në Ortakoll të Prizrenit.

Lexojeni statusin e plotë:

Thellësisht falënderues për besimin e prizrenasve. Rimëkëmbje është adresa më e sigurt për banorët e Ortakollit dhe të çdo lagjeje të Prizrenit. PDK-ja gjithmonë ka punuar që besimin e tyre ta kthejë në punë për të mirën e përgjithshme.

Qeverisja abuzive e Vetëvendosjes në Prizren ka bërë që çdo prizrenas të bindet që askush nuk qeverisë më mirë se PDK-ja.

Votoni #PDK134 #Rimëkëmbje


Të ngjashme