Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka nisur takimet me degët e PDK-së në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se Hoxhaj ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve në Skenderaj dhe Drenas.
“Kryetari i partisë, Enver Hoxhaj ka nisur një tur vizitash nëpër të gjitha degët e PDK-së në Kosovë, për t’i falënderuar për angazhimin e palodhshëm në zgjedhjet e fundit.
Ai ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve në Skenderaj dhe Drenas, ku ka diskutuar për punën që e pret Partinë Demokratike të Kosovës tutje”, thuhet në njoftim.
Hoxhaj është shprehur mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur për PDK-në dhe për Kosovën.
johës për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur për PDK-në dhe për Kosovën.