Hoxhaj: PDK-ja ka në plan mësim tërëditor në të gjitha shkollat e vendit

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Enver Hoxhaj, kandidati i PDK-së për deputet,  ka thënë se me subjektin ku ai bënë pjesë arsimi në vend do të marrë drejtim të ri.

Në një video të publikuar në Facebook, ai ka shpalosur një pjesë të planprogramit për arsim.

“PDK-ja do të shndërrojë në të gjitha shkollat e Kosovës mësimin në tërëditor”.

“Kjo do të bëjë që të kemi një arsim cilësor, shkolla të sigurta dhe të shëndetshme”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme