Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas aksidentit i cili ka ndodhur në Kroaci ku është përfshirë një autobus, i cili ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë dhe nga i cili dyshohet se janë të vdekur 10 persona dhe 30 të tjerë janë lënduar.
“Ngjarje tragjike mëngjesin e sotëm nga aksidenti i një autobusi që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Dyshimet fillestare për të vdekur sipas autoriteteve kroate e bëjnë shumë të rëndë gjithë situatën”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje ai tha se po lutemi që ekipet mjekësore dhe policia kroate tu dalin në ndihmë sa më parë të lënduarve.