Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk ka parë komunikatë më të ashpër se ajo që QUINT-i ia drejtoi Qeverisë Kurti para pak ditësh.
Ai ka thënë se që nga koha e përpjekjeve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk ka parë komunikatë më të ashpër.
“Nuk ka pasur komunikatë më të ashpër të Quintit se sa ajo. Prej kohës kur u mundua të shfuqizojmë Gjykatën Speciale, po them ne pasi edhe unë isha pjesë e qeverisë dhe nuk dua ta drejtojë gishtin tjetërku. Prej asaj nate nuk kishim një komunikatë kaq të fortë dhe të ashpër”, ka thënë ai në Pressing.