Kryetari i PDK-së Enver Hoxja ka përgëzuar kreun e komunës së Denasit pas marrjes së çmimit të përformancës më të mirë.
Ai ka thënë se qeverisja e kësaj partie në Drenas ëshët shembull që duhet ndjekur në të gjitha komunat tjera të vendit.
Postimi i plotë:
“Për të disatën herë me radhë, komuna e Drenasit e udhëhequr nga kryetari i palodhur Ramiz Lladrovci është shpallur si komuna me performancën më të mirë. Institucionet e vendit dhe ambasadat e shteteve tona mike si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia kanë vlerësuar se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisje demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore, për çka do t’i ndahen grante zhvillimore. Përgëzoj kryetarin dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Drenasit. Kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli të cilin do ta ndjekim nëpër të gjitha komunat tjera.