Kandidati për keyeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një video adresimi ka përsëritur zotimet e tij si kryeministër i ardhshëm.
Ai ka thënë se PDK ka platformë konkrete për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe ai si Kryeministër zotohet se ato do të arrihen në muajt e parë të qeverisjes.
“Dy përfaqësues të Luginës së Preshevës në listën tonë për deputetë; pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës; 5 milionë euro fond të përhershëm për kthimin e shqiptarëvve të dëbuar nga Lugina; kuota të reja për studentë; katër pika tjera kufitare; Agjenci shtetërore për Luginën e Preshevës.”, ka thënë Hoxhaj.