Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në tubimet në Therandë dhe në Rahovec, bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes statusit në Facebook, ka thënë se Rahoveci dhe Theranda sot e kanë vendosur vulën e fitores së PDK-së.
Ai, gjithashtu tha se bashkë me këto dy qytete, më 6 tetor do të festohet sërish më fuqishëm.
“Theranda dhe Rahoveci sot vendosën se kryeministër e duan Kadri Veselin, sepse e dinë që #4 vitet e ardhshme të qeverisjes, PDK do të ndërtojë shtetin dhe një shoqëri të përparuar, me institucione që punojnë për të mirën e përbashkët.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.
Statusi në Facebook i plotë i Enver Hoxhajt:
Rahoveci dhe vendlindja ime Theranda sot vendosën vulën e fitores së PDK-së. Bashkë me ta, sërish do të festojmë edhe më fuqishëm më 6 tetor. Theranda dhe Rahoveci sot vendosën se kryeministër e duan Kadri Veselin, sepse e dinë që #4 vitet e ardhshme të qeverisjes, PDK do të ndërtojë shtetin dhe një shoqëri të përparuar, me institucione që punojnë për të mirën e përbashkët.
Voto #EnverHoxhaj me numrin #4, voto #PDK me numrin #112