Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të gjeneralit të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, i cili tha se Serbia ka përkrahjen e e Rusisë për çështjen e Kosovës.
Hoxhaj përmes një postimi në Tëitter tha se me këtë deklaratë gjenerali serb po dëshiron ta sfidojë NATO-n dhe KFOR-in, njofton Klan Kosova.
“Mesazhet dhe kërcënimet e forta nga ana e Serbisë janë duke u bërë çdo herë e më të shpeshta. Sot, gjenerali Mojsilloviq ka deklaruar se kanë përkrahjen e Rusisë sa i përket Kosovës. Çfarë duan ata? Të sfidojnë NATO-n, ushtarët e KFOR-it? Kaq nga Serbia “evropiane””, ka shkruar Hoxhaj.
Ndërkaq, Mojsilloviq gjatë vizitës zyrtare në Moskë tha se me përkrahjen ruse janë të interesuar të mbajnë serbët e sigurt.
“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”.