Hoxhaj sfidon veten: Në 90 sekonda i përmbledh shtyllat kryesore të programit të PDK-së

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, kandidati për Kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një video 90 sekondëshe, ku ka përmbledhur shtyllat kryesore të programit të PDK-së.

Gjatë katër javëve të fundit kemi prezantuar kudo në Kosovë programin tonë të Rimëkëmbjes fokusuar në pesë shtylla kryesore. Një plan shumë konkret dhe me zotime të qarta.”, thotë ai.

Tutje, ai ka thënë se prioritet është ndërhyrja në ekonominë e goditur nga pandemia dhe rritja e pagës minimale për punëtorët.

“Shkojmë…Prioriteti i parë është ndërhyrja në ekonominë e goditur nga pandemia, ku do ta themelojmë fondin 1 miliard euro. Gjysma e tij do të shkojnë direkt për bizneset dhe punëtorët; Do ta rrisim pagën minimale për punëtorët nga 170 në 300 euro.”, tha Hoxhaj.

Vazhdoi, duke treguar se në qeverisjen e tij do të rrisë pagën për veteranë dhe do të themelojë fondin prej 15 milionë eurove vetëm për të rinjt, që të fillojnë bizneset e tyre.

“Do të rrisim pagën e veteranëve deri në 300 euro dhe nuk do të ndërpritet pensioni nëse kanë kontratë pune; Do të themelojmë fondin 15 milionë euro vetëm për të rinjtë, që të fillojnë binzneset e tyre.”, tha ai.

Brenda 90 sekondave, Hoxhaj e përmendi edhe planin për rimëkëmbjen e shëndetësisë.

“Kur jemi tek shëndetësia, prioritet i parë është vaksinimi i popullatës kundër kovid; Çdo familje në Kosovë do ta ketë mjekun familjar. 580 forma barnash falas për të sëmurët kronik (si diabet, hipertension, sëmundje të zemrës dhe sëmundje tjera). Shërbimet e para të sigurimeve shëndetësore në 100 ditëshin e parë të qeverisjes tonë; Paga e mjekut specialist do të rritet deri në 1500 euro dhe për infermierët mbi 650 euro “, shtoi tutje Hoxhaj.

Tek plani i Rimëkëmbjes së Sundimit të Ligjit, Hoxhaj tha se PDK do ta luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe do të konfiskojë pronat e paligjshme.

“Këto do t’i bëjmë përmes themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Fondit për Konfiskim dhe themelimin e Gjykatës Komerciale.:, ka shtuar ai.

Tek arsimi, Hoxhaj, tha se do të fokusohet në ngritjen e cilësisë në arsim duke dixhitalizuar të gjithë procesin e mësimdhënies që nënkupton pajisen e të gjithëve me kompjuterë/tablet.

“Do ta shndërrojmë mësimin në një proces tërë ditor në shkollat tona;  

Do t’i rrisim pagat për të gjithë mësimdhënësit në 30%.”, tha ai.

E tek politika e jashtme, Enver Hoxhaj tha sedo ta forcojë dhe përmirësojë imazin e Kosovës në botë.

“Do ta mbrojmë sovranitetin e Kosovës, konsolidojmë njohjen ndërkombëtare dhe forcojmë lidhjet vëllazërore me Shqipërinë. Ato strategjike me Amerikën dhe BE-në.Prandaj qëllimi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në OKB, në Bashkim Europian, në NATO, dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë. Sa i përket liberalizimit të vizave, BE-ja është e treguar e padrejtë ndaj nesh dhe kjo qasje  duhet të marrë fund”, është shprehur ai.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/videos/418806042756517

Të ngjashme