Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se po e mbështesin dhe do të vazhdojnë ta mbështesin Shoqatën e të Verbërbve të Kosovës.
“Një takim i vlefshëm me mikun tim Daut Tishuki.Shoqata e të Verbërve të Kosovës gjithnjë e ka pasur dhe do ta ketë mbështetjen tonë. Ata janë shembulli i vullnetit e forcës jo vetëm për të marrë sa më shumë dije, por edhe për ta vënë këtë në shërbim të shoqërisë”.