Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që sa më shpejtë të zbardhen rrethanat e vdekjes së dy minatorëve në minierën e Artanës.
Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se është tronditur thellësisht nha ngjarja e rëndë që ndodhi sot.
Ai ka thënë se rrethanat e tragjedisë duhet të zbardhen, ndërsa shteti duhet të kujdeset që jeta e minatorëve të jetë sa më e sigurt.
Hoxhaj gjithashtu ka ngushëlluar familjet, të afërmit e miqtë e minatorëve që tragjikisht humbën jetën nga shembja e dheut.
Shkrimi i plotë:
Më ka tronditur thellësisht ngjarja e rëndë në minierën e Artanës, ku humbën jetën dy minatorë. Ngushëllime familjeve, të afërmve e miqve të minatorëve që tragjikisht humbën jetën nga shembja e dheut.
Rrethanat e tragjedisë duhet të zbardhen, ndërsa shteti duhet të kujdeset që jeta e minatorëve të jetë sa më e sigurt!