Hoxhaj: Sllovenia në rrethana të ndryshme i ka qëndruar afër Kosovës

Prishtinë | 01 Kor 2024 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me nënkryetarin e tij, Enver Hoxhaj sot pritën në takim Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se në kohë dhe rrethana të ndryshme Sllovenia ka qëndruar afër Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo mbështetje ka çuar përpara marrëdhëniet midis dy shteteve.

“Bashkë me Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit sot pritëm Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Sllovenia, në kohë dhe rrethana të ndryshme ka qëndruar afër Kosovës, duke i avancuar dhe çuar përpara kështu marrëdhëniet midis dy shteteve tona”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme