Hoxhaj: Sot nuk duhet ta lëshojmë këtë sallë pa e votuar demarkacionin

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 18:08 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalën e tij në seancën e cila po mbahet për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit tha se nuk do të duhej të lëshohej salla e kuvendit pa u ratifikuar marrëveshja, raporton Ekonomia Online.

“Sot nuk duhet ta lëshojmë këtë sallë pa e ratifiku këtë marrëveshje. Vota që jepet sot pro ratifikimit nuk i jep fund vetëm izolimit nuk e hap vetëm perspektivën e liberalizimit por nuk do të ketë ngjarje më të rëndësishme në 10 vitet e ardhshme sesa liberalizimi i vizave”.

“Tema që e kemi sot është një temë e cila është diskutuar në këto dy tri vitet e fundit në të gjitha forumet politike dy tri herë në Kuvend por jo me një qartësi se do të ketë lëvizje. Debati për këtë temë është një debat i shterur por nëse deputetët e dëshirojmë të shkojnë në thellësi natyrisht në e respektojmë vullnetin e tyre deri në orët e mëngjesit. Sot në fakt i kem dy pritje”.

“Në pritje është ajo që e presin edhe qytetarët që sot shumica e deputetëve jo vetëm të koalicionit qeverisës por dhe e opozitës do ta votojnë këtë marrëveshje, por sa dëgjova kolegët e tjerë ka edhe një pritje tjetër që kjo marrëveshje të mos të kaloj”, tha ai.

Të ngjashme