Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ka qenë pjesëmarrje e madhe në kuvendin zgjedhor të PDK-së në Therandë.
“Këto zgjedhje duhet krijuar sinergji të re në mes të vizionit të ri dhe platformës zhvillimore për punësim, edukim dhe mbrojtje shëndetësore, si dhe strukturës së re e cila do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme qendrore dhe lokale”.
Sipas tij PDK-ja ka pasur strukturën më të mirë organizative në Kosovë.
“ Por, me Dekadën e Re synojmë që ta bëjmë PDK-në edhe më të madhe e Kosovën më të fortë, të zhvilluar dhe më evropiane”.’
“ Forca e PDK-së është anëtari, aktivisti, përkrahësi, qytetari, dhe këtë e dëshmon pjesëmarrja masive në zgjedhjet e brendshme”, thotë Hoxhaj.