Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim, përveç situatës së sigurisë në rajon pas agresionit rus në Ukrainë, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët.
Nënkryetari Hoxhaj, me këtë rast, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadorit Hovenier në të gjitha proceset politike përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Nënkryetari Hoxhaj tutje është shprehur se partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmën tonë euroatlantike.