Kryetari i PDK-së, dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ai ka treguar për temat e bisedës që ka pasur me mysafirin e tij.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Sot prita në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë, krizën ekonomike dhe shëndetësore që ka kapluar vendin tonë dhe botën. Biseduam edhe për nevojën që Kosova të organizoj zgjedhje të lira e demokratike. Po ashtu, folëm edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje reciproke mes dy shteteve. Fola edhe për arsyet e panevojshme të zvarritjes së liberalizimit të vizave për qytetarët tonë. Kosova dhe Gjermania janë partnere të fuqishme dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e dhënë”