Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar përfaqësuesit e pensionistëve të Kosovës, ku ka diskutuar për vendimin e Qeverisë, për heqjen e shtesës prej 20 euro.
Hoxhaj ka thënë shqetësimet e tyre janë të drejta. Hoxhaj ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria që të kthejnë ndihmat dhe shtojnë mbështetjen financiare.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Sot dëgjova nga afër shqetësimet e mëdha të pensionistëve në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për ta. Zonjës Mybera Verbovci-Kasumi dhe zotëriut Shaban Kajtazi, kryetarëve të pensionisteve e pensionistëve të Kosovës, u shpreha solidarizimin tim të plotë me këtë padrejtësi. Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit. Si kategoria më e rrezikuar gjatë pandemisë, ne do të kërkojmë nga Qeveria edhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë mbështetjen financiare për ta