Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se nuk duhet të blihet kohë por të shkohet në zgjedhje.
Sipas tij, kryeministri Kurti për 1200 ditë, dy mandate ka tregu që nuk ka guxim me marrë vendime të mëdha.
“Ky vend ka mbetur pa lidership me marrë vendime të mëdha, dhe ftoj shumicën parlamentare dhe krejt deputetë që e shohin interesin e Kosovës para interesit individual se në fund të ditës na kur vijmë në këtë institucion të nderum e reflektojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qëllimet tona, i ftoj të gjithë deputetët e shumicës edhe të opozitës që ne ta shpërbëjmë këtë Kuvend, neve na duhet një qeveri e re, neve na duhet një lidership i ri, neve na duhet një mandat i ri i këtij institucioni dhe i këtij kuvendi me qëllim që Kosovën ta kthejmë tek parimet kyçe të dialogut dhe parimet kyçe të dialogut janë marrëveshja obligative ligjore jo bazike, marrëveshje finale jo të përkohshme, marrëveshje për njohje të ndërsjellë dhe jo marrëveshje e cila është në fakt mosmarrëveshje”.
“Dhe këtë e thamë për një arsye. Këtë e thamë se e kam bindjen që procesi ku është Kosova unë nuk pres personalisht jo më 2023-2024, por nuk pres për një kohë të gjatë që të arrijmë ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje të ndërsjellë”.