Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për situatën në të cilën do të jetë vendi pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Hoxhaj foli për vendet që kanë vendosur veto kundër heqjes së sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
“Javën e kaluar Gjermania, Austria dhe dy vende tjera kanë marrë iniciativën që t’i heqin masat, sanksionet ndaj Kosovës. Shtatë vende kanë vendosur veto që mos të hiqen sanksionet dhe ka dështuar që të hyjë edhe në rend të ditës dhe të votohet. Kjo situatë tregon se sa dramatike është gjendja ndërkombëtare e Kosovës, për këtë gjë do të duhej të dilte e të fliste presidentja Osmani se çfarë ka ndodhur”.
“Ka pasur përpjekje prej shteteve anëtare, me sa kam kuptuar prej Gjermanisë dhe Austrisë që të merret një iniciativë që të hiqen sanksionet. Disa shtete, shtatë kanë vendosur veto në Bruksel që kjo mos të ndodh dhe unë mendoj që znj. Osmani dhe z. Kurti duhet të flasin për këtë. Ne e kemi pasur një situatë të ngjashme në 2007, 2008, kur ka vendosur veto kundër Kosovës, Rusia në Këshill të Sigurimit, Kina në Këshill të Sigurimit, tani duke qenë shtet evropian, duke parë që i gjithë Ballkani po lëviz drejt Bashkimit Evropian, ti e ke një vend i cili i përngjan Bjellorusisë, ku jo një vend, shtatë vende njohëse, të fuqishme, udhëheqëse, vendosin”, tha ai.
Hoxhaj shtoi se edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të ketë sanksione mbi Kosovën. /Klankosova.tv