Hoxhaj uron presidenten e KE-së: Shpresoj të shohim zgjerim të BE-së në Ballkan, jo vetëm me fjalë por me vepra

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka uruar presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për rizgjedhjen e saj presidente.

Ish-ministri i jashtëm, tani deputet nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar von der Leyen dhe ekipin e saj, duke thënë se shpreson që gjatë këtij mandati të shohim zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit, me veprime dhe jo vetëm me fjalë.

“Urime Ursula von der Leyen dhe ekipit të saj për këtë vizion inspirues për një Europë më të fortë! Shpresoj që gjatë këtij mandati të shohim zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit si prioritet, me veprime dhe jo vetëm me fjalë!”, ka shkruar Hoxhaj. 

Të ngjashme