Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në emër të PDK-së shpreh shqetësim për organizimin e seancave, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se në seancën e radhës ku ata mendojnë të marrin pjesë ku edhe do ta propozojnë kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
Hoxhaj tha se kjo seancë duhet të mbahet javën e ardhshme më 24 gusht dhe PAN do të marr pjesë.
“Qëllimi i zgjedhjeve nuk ishte vetëm qeveria e re, por kjo qeveri duhet të adresoj disa tema të cilat e sfidojnë Kosovën. Seanca e radhës të mbahet më 24 gusht ku ne e shfrytëzojmë të drejtën tonë kushtetuese”, tha ai.