Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas kidnapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga ana e Serbisë.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e dënon ashpër rrëmbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia, brenda territorit të Kosovës.
“E dënoj ashpër rrëmbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia, brenda territorit të Kosovës. Veprimet e pamatura të Beogradit, të cilat vazhdimisht provokojnë tensione në rajon, meritojnë dënim të fortë dhe Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj agresive ndaj Kosovës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.