Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vizitës së Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Moskë, duke u shprehur se është vizitë alarmante.
Hoxhaj, në rrjetin social X ka thënë se Serbia i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 90-ta.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka thënë gjithashtu se vendi kandidat për në BE, Serbia, është një trillim pasi ajo është boshti i gjenocidëve kundër fqinjëve të tyre.
“Vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiq në Moskë, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante. Ajo i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 1990-ta. Vendi kandidat për në BE, Serbia është një trillim pasi ajo është boshti i gjenocidëve kundër fqinjëve të tyre. Të dyja vendet janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës. “, ka shkruar Hoxhaj.