Hoxhaj viziton fermerët në Rahovec, premton 100% rritje të subvencioneve për pemëtarinë

Rahovec | 27 Jan 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka zhvilluar një takim me fermerët e Komunës së Rahovecit, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Hoxhaj ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë lehtësira për fermerët, ku ka përmendur se rrushin të cilin nuk mund ta shesin do ta blejë qeveria e vendit.

Ai ka premtuar edhe rritje 100 % të subvencioneve në pemëtari.

“Ne do ta mbështesim, do ta subvencionojmë çdo litër vere. Mbështetja do të jetë financiare e madhe dhe e mirëfilltë. Së dyti, do t’iu ofrojmë qasje në kredi dhe do t’i mbulojmë kreditë nëse kanë më pas nevojë bujqit e Rahovecit. Ne garantojmë çmimin e rrushit dhe ne garantojmë që nëse ju rrushin nuk mund ta dorëzoni në një bodrum dhe ta shisni këtë rrush, do ta blejë qeveria e ardhshme e Kosovës”, ka thënë ai.

Nga Rahoveci, Hoxhaj ka thënë se nga 15 shkurti PDK-ja do të udhëheqë me vendin, pas dy qeverive të cilat sollën vetëm krizë.

“Zgjedhjet të cilat po mbahen janë një lajm i mirë për vendin, se dy qeveritë të cilat ishin në pushtet gjatë vitit 2020 ishin qeveri të shkurta dhe prandaj kjo qeveria Kurti e ka pasur më vend emrin e saktë Qeveria Shkurti. Kjo Kurti ke e shkurt, 50 ditë. Kjo Hoti ke 150 ditë. Kjo qeveria e dytë Hoti ke përnjëmend qeveri koti. Është lajm i mirë që të dy qeveritë nuk do të jenë më në pushtet dhe që pushteti do t’i takojë PDK-së dhe PDK e unë si kryeministër i ardhshëm prej 15 shkurtit do ta udhëheq vendin me votën tuaj në Rahovec”, ka thënë ai.

Hoxhaj edhe një herë ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të përballet në debat me të.

“Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia. Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa, jo punën që e bëni ju. I vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës dhe jam unë”, ka thënë ai.

Të ngjashme