Hoxhaj: Zahir Pajazitin do ta kujtojmë dhe nderojmë përjetësisht

Prishtinë | 01 Nën 2025 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Sot shënohet 63-vjetori i lindjes së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, një prej figurave më të shquara të luftës për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar veprën dhe sakrificën e tij me një mesazh në rrjetet sociale.

“Zahir Pajazitin do ta kujtojmë dhe nderojmë përjetësisht për veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e popullit të Kosovës,” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Zahir Pajaziti mbetet simbol i rezistencës dhe i organizimit të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë shembull i përjetshëm i guximit dhe përkushtimit për atdheun.

Të ngjashme