Nënkryetari i Kuvendit të Kosovë, Enver Hoxhaj ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë Veriore.
Hoxhaj, ish-ministri i jashtëm, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sapo ka telefonuar uruar Kryeministrin Talat Xhaferi për postin dhe për këtë arritje historike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
“Sapo telefonova dhe urova Kryeministrin Talat Xhaferi për postin dhe për këtë arritje historike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, që ndikon në fuqizimin e Kosovës, por edhe në ngritjen politike të shqiptarëve kudo dhe në europianizimin e Ballkanit!”, ka shkruar Hoxhaj.