Zëvendës-ndihmës sekretari për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë ditës do të takohet me dy personalitete politike të vendit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Nga ora 13:00 ai do të zhvilloj një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli në kabinetin e kryetarit, për të vazhduar pastaj me ministren për Dialog, Edita Tahiri në objektin e ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15:00.