Hoyt Yee sot viziton Kosovën

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 08:41 | Nga

Zëvendës-ndihmës sekretari për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Ai gjatë ditës do të takohet me dy personalitete politike të vendit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Nga ora 13:00 ai do të zhvilloj një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli në kabinetin e kryetarit, për të vazhduar pastaj me ministren për Dialog, Edita Tahiri në objektin e ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15:00.

Të ngjashme