HRN për rastin e gruas në Graçanicë që dyshohet se u vra nga bashkëshorti: Të trajtohen me seriozitet rastet e dhunës

Prishtinë | 04 Gus 2024 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) ka reaguar pas rastit të gruas në Graçanicë, e cila vdiq si pasojë e dhunës që dyshohet se i është ushtruar nga bashkëshorti i saj. 

HRN ka mbështetur reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që t’i trajtojnë me seriozitet maksimal rastet e dhunës dhe femicidit, si dhe të ofrojnë mbrojtje për gratë dhe viktimat, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Një grua ka vdekur më 2 gusht në QKUK pasi dyshohet se kishte pësuar lëndime të rënda nga rrahja e bashkëshortit. Ky i fundit është dërguar në paraburgim.

Komunikata e plotë e HRN:

“Organizatat anëtare të Human Rights Network (HRN) mbështesin reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës rreth rastit të gruas nga Grçanica që vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

HRN i bën thirrje institucioneve që të trajtojnë me seriozitet maksimal rastet e dhunës dhe femicidit dhe të ofrojnë mbrojtje për gratë dhe vajzat!

Organizatat anëtare të Human Rights Network:

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS

Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS

Të ngjashme