Presidenti Hashim Thaçi pohon se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për liberalizimin e vizave.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, raporton Ekonomia Online.
“Duke pas parasysh edhe vendimin dhe vlerësimin e Komisionit Evropian për përmbushjen e plotë të gjitha kritereve për liberalizmin e vizave nga ana e institucioneve të Kosovës vlerësoj që hapat që do t`i ndërmarrim në javën dhe muajt e ardhshme do të jenë vendimtarë për liberalizimin e vizave”, tha Thaçi.